Në këtë rubrikë publikohen statistikat vjetore, raportet analitike dhe dokumentet e vlerësimit të përgatitura nga Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në kuadër të ushtrimit të kompetencave të saj në fushën e të drejtës për informim.
Dokumentet e publikuara ofrojnë një pasqyrë mbi zbatimin e legjislacionit për të drejtën e informimit, nivelin e transparencës së autoriteteve publike, rezultatet e monitorimit dhe treguesit kryesorë të performancës institucionale, duke kontribuar në transparencën, llogaridhënien dhe analizën e zhvillimeve në këtë fushë.