3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

KËRKESA BËHET ME SHKRIM (LETËR OSE EMAIL)

Ju duhet të bëni kërkesën tuaj me shkrim në letër ose email. Nëse ju doni që të zbatohen të drejtat tuaja për informacion ju nuk mund të kërkoni me gojë (për shembull me anë të telefonit ose në zyrë).

Ju mund të kërkoni informacion në adresat zyrtare të autoritetit. Ligji nuk ndalon që informacioni ti kërkohet çdo funksionari publik, megjithatë ne ju këshillojmë të dërgoni kërkesën tuaj koordinatorit për të drejtën e informimit.

Kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit mund ti gjeni edhe në portalin”pyetshtetin.al”.

Ju duhet të siguroni identitetin tuaj, nënshkrimin e kërkesës si dhe një adresë në mënyrë që autoriteti të mund të përgjigjet.

Nëse ju dërgoni kërkesën me email dhe informacioni i kërkuar përmban të dhëna personale ju duhet të vini në dispozicion një kopje të skanuar të dokumentit të identifikimit. Ju mund të shtoni informacione të tjera kontakti, të tilla si një numër telefoni. Kjo mund të ndihmojë autoritetin të përshpejtojë përgjigjen.

A mund të bëjë një kërkesë anonim?

Ju duhet të jepni emrin tuaj. Nëse ju jepni një emër të rremë, autoriteti nuk përgjigjet, dhe Komisioneri apo gjykatat nuk do të jenë në gjendje të garantojnë zbatimin e të drejtave tuaja.

Ju duhet të përshkruani informacionin që ju dëshironi.

Bëni kërkesën tuaj sa më të qartë të jetë e mundur. Fokusohuni në informacionin që ju me të vërtetë dëshironi të merrni. Nëse ju nuk jeni të sigurt se çfarë informacioni konkret ju dëshironi, kërkoni nga autoriteti publik t’ju ndihmojë të përshkruani atë që ju po kërkoni. Nëse autoriteti nuk ka informacion për çka ju dëshironi, mund të jetë në gjendje t’ju tregoj ku ta merrni atë.