3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

DETYRIMET PËR AUTORITETIN PUBLIK

  • Autoriteti publik është i detyruar të informojë kërkuesin nëse ka ose jo në zotërim informacionin e kërkuar.
  • Informacioni publik që i është dhënë një personi, nuk mund t’i refuzohet asnjë personi tjetër që e kërkon atë, me përjashtim të rastit kur informacioni përmban të dhëna personale të subjektit, në përputhje me nenin 17 të ligji nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar.
  • Në çdo rast, kërkesa regjistrohet në Regjistrin e Kërkesave dhe Përgjigjeve, të parashikuar në nenin 8 të këtij ligji.
  • Në çdo rast, kërkesa për informim regjistrohet dhe për të caktohet një numër rendor. Numri rendor, së bashku me të dhënat e kontaktit të koordinatorit për të drejtën e informimit, i jepen kërkuesit që ka bërë kërkesën për informim.
  • Kërkesat për informim regjistrohen sipas radhës së paraqitjes dhe trajtohen pa dallime mes tyre.
  • Në qoftë se kërkesa për informim nuk e përcakton formatin në të cilin kërkohet informacioni, ai jepet në mënyrën më të efektshme dhe me koston më të ulët për autoritetin publik.
  • Autoriteti publik bën të mundur që informacioni, i cili i është dhënë të paktën një herë një kërkuesi, të bëhet i disponueshëm në mënyrën më praktike të mundshme për të gjithë personat e tjerë që mund ta kërkojnë në të ardhmen.
  • Kërkesat për informim për informacione të regjistruara në Regjistrin e Kërkesave dhe Përgjigjeve plotësohen jo më vonë se 3 ditë pune nga momenti i paraqitjes së kërkesës.
  • Autoriteti publik vë në zbatim Programin institucional të Transparencës, ku, sipas nenit 7 të këtij ligji, janë të përcaktuara kategoritë e informacionit që bëhet publik pa kërkesë dhe mënyrat e bërjes publike të këtij informacioni.
  • Autoriteti publik trajton kërkesën për informim, duke parashtruar informacionin e  kërkuar sa më shpejt që të jetë e mundur, por jo më vonë se 10 ditë pune nga dita e dorëzimit të  saj, përveç rasteve kur ligji i posaçëm parashikon ndryshe.
  • Për zbatimin e këtij ligji, me qëllim bashkërendimin e punës për garantimin e së drejtës së informimit, autoriteti publik cakton një prej nëpunësve si Koordinator për të drejtën e informimit.
  • Mosrespektimi i dispozitave të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar, passjell përgjegjësi administrative, sipas rasteve të parashikuara në pikën 2 të nenit nr. 18.