Autoriteti publik ka të drejtë të njihet me modelin e Programit të Transparencës të miratuar dhe shpërndarë nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Autoriteti publik ka të drejtë të njihet me standardet për formatin dhe përmbajtjen e regjistrit të pyetjeve dhe përgjigjeve të kërkesave për informacion. Këto standarte hartohen nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
– nevoja për të kërkuar dhe shqyrtuar dokumente të shumta e voluminoze;
– nevoja për t’i shtrirë kërkimet në zyra dhe mjedise që janë fizikisht të ndara nga zyra qendrore e autoritetit;
– nevoja për t’u konsultuar me Autoritete të tjera Publike përpara marrjes së një vendimi për plotësimin ose jo të kërkesës.
Vendimi për zgjatjen e afatit i njoftohet menjëherë kërkuesit.
Njihuni me dy modelet e miratuara nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Programin i Transparencës për Autoritetet Publike dhe atë për Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore .
Njihuni, gjithashtu, edhe me formatin e përmbajtjen e Regjistrit të Kërkesave dhe Përgjigjeve.