REGJISTRI I KËRKESAVE DHE PËRGJIGJEVE 2026
| Nr. Rendor | Data e kërkesës | Objekti i kërkesës | Data e përgjigjes | Përgjigje | Mënyra e përfundimit të kërkesës | Tarifa |
|---|---|---|---|---|---|---|
| 01 | 05.01.2026 | Kopje të dokumenteve zyrtare lidhur me zbatimin e detyrave të përcaktuara në Ligjin Nr. 47/2025 “Për miratimin e Strategjisë Kombëtare kundër Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit 2025-2030”. | 12.01.2026 | Sa më sipër sqarojmë se Zyra e Komisionerit është parashikuar në këtë Strategji për zbatimin e masave si vijon: • Masa 1.1.3: Hartimi i një plani emergjent për reagimin ndaj sulmeve kibernetike; • Masa 1.2.7: Rregullimi i veprimtarisë së palëve të treta në fushatat zgjedhore; • Masa: 1.4.2: Përmirësimi i rregulloreve për mbrojtjen e të dhënave personale; • Masa 3.1.1 Miratimi i ligjit për shqyrtimin e investimeve të huaja. Për koordinimin dhe ndjekjen e zbatimit të Strategjisë pranë Zyrës së Komisionerit, përgjegjëse është Drejtoria për Çështjet Juridike dhe Marrëdhëniet me Jashtë, në mbështetje edhe të Rregullores së Brendshme të institucionit. Në lidhje me përmirësimin e kuadrit ligjor për mbrojtjen e të dhënave personale, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë në Seancën Plenare, të datës 19.12.2024 miratoi ligjin nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”. Ky akt i rëndësishëm rregullator përbën një hap përpara për implementimin e standardeve më bashkëkohore të mbrojtjes së kësaj të drejte themelore për qytetarët shqiptarë. Legjislacioni i modernizuar në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale është gjithashtu përmbushje e një prej detyrimeve, në kuadër të procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian (BE), pasi ky akt përafron plotësisht Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR) dhe Direktivën për përpunimin e të dhënave personale nga organet ligjzbatuese (Direktiva e Policisë). Ligjin nr. 124/2024 mund ta konsultoni në linkun: https://idp.al/wp-content/uploads/2025/07/ligj-2024-12-19-124.pdf. Gjithashtu, në zbatim të këtij ligji, është miratuar paketa prej 10 (dhjetë) aktesh nënligjore, të cilat plotësojnë në mënyrë tërësore kuadrin rregullator për zbatimin e Ligjit nr. 124/2024, duke siguruar gjithashtu përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga procesi i integrimit evropian në këtë fushë. Aktet nënligjore mund ti konsultoni në linkun: https://idp.al/udhezime-mbrojtja/. Nga ana tjetër, në kontekstin e mbrojtjes së të dhënave gjatë fushatave zgjedhore, Zyra e Komisionerit ka miratuar udhëzuesin “Për përpunimin e të dhënave personale në kontekstin e fushatave zgjedhore”, i cili synon të ofrojë orientim praktik për subjektet zgjedhore lidhur me respektimin e parimeve dhe detyrimeve ligjore gjatë përpunimit të të dhënave personale të votuesve. Ky udhëzues mbështetet në legjislacionin e Bashkimit Evropian (BE) dhe Këshillit të Evropës (KiE), praktikën ndërkombëtare, si dhe legjislacionin kombëtar në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale. Në këtë kuadër janë organizuar aktivitete në bashkëpunim me KQZ. Këtë dokument mund ta konsultoni në linkun: https://www.idp.al/wp-content/uploads/2024/02/Udhezues_Faqosur-4-prill.pdf. Përsa i përket buxhetit, nuk ka një zë të veçantë, por përllogaritet në buxhetin e përgjithshëm të aktiviteteve të Zyrës së Komisionerit. Sa i përket objektivave të tjera të parashikuara në Strategji për të cilat Zyra e Komisionerit nuk është drejtpërdrejt përgjegjëse. | E plotë | Nuk ka |
| 02 | 13.01.2026 | Informacion mbi dinamikën e procesit gjyqësor me palë paditëse Ministria e Kulturës dhe palë e paditur KDIMDP dhe palë e tretë Qendra Abc Tirane. Në cfarë faze ndodhet ky proces? A ka vendimmarrje? Ofroni kopje dokumentare. Informacion në lidhje me vendimin 36/2025 mbi dinamiken e zbatimit te ketij vendimi , nëse ka vendimmarrje ofroni një kopje. Informacion mbi vendimin 37/2025 mbi dinamikën e zbatimit të këtij vendimi , nëse ka vendimmarrje ofroni një kopje. | 19.01.2026 | Për sa i përket çështjes nr. 1, siç jeni në dijeni, ju dhe Zyra e Komisionerit jeni palë në procesin administrativ pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, për çështjen ICMIS nr. 31154-09775-80-2023 datë 18.03.2025. Për sa i përket çështjes nr. 2, bashkëlidhur gjeni shkresën nr. 574/1 Prot., datë 11.11.2025 të Agjencisë Kombëtare të Rinisë, administruar me tonën me nr. 2012/6 datë Prot., 14.11.2025. Për sa i përket çështjes nr. 3, bashkëlidhur gjeni shkresën nr. 37697/1 Prot., datë 07.11.2025 të Bashkisë Tiranë, administruar me tonën me nr. 1576/5 datë Prot., 11.11.2025. | E plotë | Nuk ka |
| 03 | 15.01.2026 | Sa ankesa për shkelje të së drejtës për informim janë depozituar nga OJF pranë Komisionerit gjatë vitit 2025? Nga këto ankesa sa janë konsideruar të bazuara; sa kanë rezultuar efektive; sa janë mbyllur pa zgjidhje konkrete? Sa nga këto cështje janë zgjidhur nga institucionet publike pas nderhyrjes se Komisionerit? Sa masa administrative gjobe janë vendosur gjatë vitit 2025 për shkelje të ligjit nr.119/2014 në raste të iniciuara nga ankesa të OJF-ve. Sa nga keto masa janë zbatuar realisht dhe sa kan mbetur të pazbatuar ? | 19.01.2026 | Në lidhje me pyetjen e parë, për aq sa mund të identifikojmë, gjatë vitit 2025, numri i ankesave të depozituara nga organizata të shoqërisë civile me objekt “cënim i të drejtës për informim” është 87. Në lidhje me pyetjet 2 - 6, ju informojmë se, nga totali prej 87 ankesash, për 69 prej tyre informacioni/dokumentacioni i kërkuar u është vënë në dispozicion ankuesve, pas ndërhyrjes së Zyrës së Komisionerit. Ndërkohë, institucioni është shprehur me 3 vendime. Nga këto vendime, janë dhënë 2 vendime urdhërimi për dhënie informacioni dhe 1 vendim rrëzimi. Vendimet i gjeni të publikuara në faqen zyrtare të Zyrës së Komisionerit dhe mund ti konsultoni në lidhjet e mëposhtme:Vendim-Nr.-4-Viti-2025-DPI.pdf Vendim-Nr.-5-Viti-2025-DPI.pdf Vendim-Nr.-37-Viti-2025-DPI.pdf Ndërkohë, 3 ankesa kanë rezultuar jashtë objektit. Gjithashtu, rezultojnë 2 ankesa të refuzuara bazuar në kufizimet e ligjit, 4 ankesa janë jashtë afatit, 1 e paplota, si dhe 5 të tjera janë mbartur për shqyrtim në vitin 2026. | E plotë | Nuk ka |
| 04 | 20.01.2026 | Sa është numri i ankesave për shkelje të së drejtës së informimit, të marra nga Komisioneri gjatë vitit 2025? Sa nga këto ankesa kanë ardhur nga gazetarë dhe/ose organizata mediatike?Sa nga këto ankesa janë zgjidhur nga Komisioneri duke urdhëruar dhënien e informacionit nga Autoriteti Publik, sa janë refuzuar dhe sa janë zgjidhur përmes ndërmjetësimit ?Sa është numri i sanksioneve të vendosura për mosdhënie informacioni gjatë vitit 2025? | 22.01.2026 | Në lidhje me pyetjen e parë, mbi numrin e ankesave që ka marrë Zyra e Komisionerit për vitin 2025 në zbatim të ligjit nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar ju informojmë se gjatë kësaj periudhe u administruan 861 ankesa, si dhe vijoi me shqyrtimin administrativ të 36 procedurave të mbartura nga viti 2024 (gjithsej 897 ankesa). Ndërkohë, për aq sa mund të identifikojmë, gjatë vitit 2025, numri i ankesave të depozituara me objekt “cënim i të drejtës për informim” është 386 nga gazetarë dhe 87 nga organizata të shoqërisë civile. Në lidhje me pyetjen e dytë dhe të tretë, ju informojmë se, nga totali prej 897 ankesash, për 525 prej tyre informacioni/dokumentacioni i kërkuar u është vënë në dispozicion ankuesve gjatë zhvillimit të procesit të shqyrtimit administrativ nga ana e Zyrës së Komisionerit. Ndërkohë, institucioni është shprehur me 33 vendime për 34 ankesa. Nga këto, janë dhënë 20 vendime urdhërimi për dhënie informacioni, 11 vendime rrëzimi dhe 2 vendime me sanksion administrativ, gjobë. Vendimet i gjeni të publikuara në faqen zyrtare të Zyrës së Komisionerit dhe mund ti konsultoni në lidhjen https://idp.al/vendime-2025-informimi/ .Ndërkohë, 201 ankesa kanë rezultuar jashtë objektit të ligjit. Ankesa këto që vazhdojnë të lidhen me çështje me natyrë individuale ose që trajtohen nga ligje të tjera specifike por që nuk gjejnë zgjidhje nga këto të fundit dhe qytetarët i drejtohen Zyrës së Komisonerit, në kuadrin e institucionit të pavarur që mbikëqyr dhe monitoron ndër të tjera ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar, me pritshmërinë për të gjetur zgjidhje. Këto ankesa, pavarësisht se rezultojnë jashtë objektit të veprimtarisë, Zyra e Komisonerit është munduar ti adresojë pranë institucioneve përkatëse duke ndërgjegjesuar, rekomanduar dhe nxitur këto të fundit që ti trajtojnë me objektivitet në përputhje me legjislacionin në fuqi ato. Në këtë kategori përfshihen dhe pyetjet apo kërkesat për pronocim kryesisht nga gazetarët, për të cilat Zyra e Komisionerit ka theksuar shpesh herë që duhet ketë një rregullim të posaçëm. Po ashtu, rezultojnë 25 ankesa të refuzuara bazuar në kufizimet e ligjit, 72 ankesa të paraqitura jashtë afatit, 16 të paplota, si dhe 24 të tjera të mbartura për shqyrtim në vitin 2026. | E plotë | Nuk ka |
| 05 | 21.01.2026 | Numrin total iankesave të trajtuara gjatë vitit 2025. Gjithashtu, bazuar në informacionin që keni ndarë, do të vlerësoja nëse mund të saktësonit se sa nga ankesat e OJF-ve kanë qenë të adresuara ndaj pushtetit qendror dhe sa ndaj pushtetit vendor. | 23.01.2026 | Në lidhje me pyetjen e parë, mbi numrin e ankesave që ka marrë Zyra e Komisionerit për vitin 2025 në zbatim të ligjit nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar ju informojmë se gjatë kësaj periudhe u administruan 861 ankesa, si dhe vijoi me shqyrtimin administrativ të 36 procedurave të mbartura nga viti 2024 (gjithsej 897 ankesa). Në lidhje me pyetjen e dytë, për aq sa mund të identifikojmë, gjatë vitit 2025, numri i ankesave të depozituara nga organizata të shoqërisë civile me objekt “cënim i të drejtës për informim”, saktësojmë se është 87. Nga totali i ankesave, 26 prej tyre janë për Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore ndërkohë ndaj autoriteteve publike të tjera janë depozituar 61 ankesa. | E plotë | Nuk ka |
| 06 | 06.02.2026 | Informacion për periudhën kohore 1 janar 2024- 31 dhjetor 2025 lidhur me keqpërdorim të të dhënave të tyre personale. Sa ankesa janë depozituar nga gazetarë apo punonjës të mediave lidhur me mos akesin në informacion në Institucione Publike. Numri i ankesave që ka marrë Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale për periudhën 1 janar-31 dhjetor 2025 nga gazetarët apo punonjësit e medias. | 10.02.2026 | Në lidhje me pyetjen e parë, mbi rastet e keqpërdorimit të të dhënave personale të gazetarëve për periudhën kohore 1 janar 2024 - 31 dhjetor 2025, ju bëjmë me dije se Zyra e Komisionerit ka trajtuar vetëm 1 ankesë në vitin 2024. Zyra e Komisionerit ka vlerësuar se ankesa ka qenë jashtë objektit të ligjit të nr. 9887/2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Për sa i përket pyetjeve që i përkasin ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, indryshuar, ju informojmë se gjatë vitit 2025, për aq sa mund të evidentojmë, nga totali prej 861 ankesa të regjistruara, rezultojnë rreth 386 ankesa të depozituara nga gazetarë. Për 308 ankesa, gazetarët kanë marrë përgjigje menjëherë pas ndërhyrjes së Zyrës së Komisionerit. Për ato raste që autoritetet publike edhe pas ndërhyrjes së Zyrës së Komisionerit, kanë refuzuar të vendosin në dispozicion informacionin e kërkuar, Komisioneri është shprehur me 10 vendime për 11 ankesa. Vendimmarrja e sipërcituar mund të konsultohet në linkun:Vendim-Nr.-14-Viti-2025-DPI.pdf; Vendim-Nr.-18-Viti-2025-DPI.pdf; Vendim-Nr.-19-Viti-2025-DPI.pdf (për dy praktika); Vendim-Nr.-28-Viti-2025-DPI.pdf.pdf;Vendim-Nr.-29-Viti-2025-DPI.pdf.pdf;Vendim-Nr.-30-Viti-2025-DPI.pdf.pdf;Vendim-Nr.-31-Viti-2025-DPI.pdf;Vendim-Nr.-43-Viti-2025-DPI.pdf; Vendim-Nr.-44-Viti-2025-DPI.pdf; Vendim-Nr.-34-Viti-2025-DPI.pdf (Vendim Rrëzimi). Gjatë shqyrtimit administrativ të ankesave të depozituara nga gazetarët, 17 ankesa kanë rezultuar jashtë objektit. Këto ankesa konsistojnë në kërkesa për dhënie mendimi, apo për prononcim mediatik (intervistë, etj) që tejkalojnë qëllimin e LDI. Gjithashtu, rezultojnë 8 ankesa të refuzuara bazuar në kufizimet e LDI, 24 ankesa jashtë afatit, 5 të paplota, si dhe 13 ankesa janë në proces shqyrtimi pranë Zyrës së Komisionerit. | E plotë | Nuk ka |
| 07 | 18.02.2026 | Kostot financiare të Konferencës së VII Kombëtare për të Drejtën e Informimit mbajtur më datë 16.12.2025. | 26.02.2026 | Fatura financiare e Konferencës së VII Kombëtare për të Drejtën e Informimit është në total 1 641 200 (njëmilion e gjashtë qind e dyzet e një mijë e dyqind) lekë. Më poshtë gjeni të detajuara sipas zërave të dhënat financiare: Qira salle dhe shërbim arredimi - 580 000 lekë; Pajisje logjistike dhe shërbime të tjera - 785 200 lekë; Shërbime pritje - përcjellje - 276 000 lekë | E plotë | Nuk ka |
| 08 | 19.02.2026 | Informacion mbi zbatimin e ligjit per mbrojtjen e te dhenave personale | 26.02.2026 | Zyra e Komisionerit është autoriteti i pavarur përgjegjës për zbatimin e ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar dhe të ligjit nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”. Në përmbushje të kompetencave ligjore, akti administrativ përfundimtar mbetet në diskrecion të Komisionerit. Për sa më sipër, mund të konsultoheni me faqen zyrtare të Zyrës së Komisionerit për të konsultuar vendimmarrjen e tij: www.idp.al . Zyra e Komisionerit nuk ka asnjë praktikë/hetim administrativ të papërfunduar, bazuar në ligjin për të drejtën e informimit, ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale dhe Kodin e Procedurave Administrative. Në përfundim të shqyrtimit administrativ, në lidhje me mbledhjen, përpunimin, ruajtjen dhe sigurinë e të dhënave personale për sistemin SMIP, Zyra e Komisionerit ka nxjerrë rekomandimin nr. 33, datë 27.06.2023, ndaj Qendrës së Shërbimeve Arsimore. Më poshtë gjeni të publikuar rekomandimin përkatës: Rekomandimi.Gjatë vitit 2024, Zyra e Komisionerit ka kryer verifimin e rekomandimit për Qendrën e Shërbimeve Arsimore, dhe në përfundim ka dalë me vendimin nr. 28, datë 14.11.2024, me objekt “Verifikimi i zbatimit të detyrimeve sipas Rekomandimit nr. 33, datë 27.06.2023 të Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale për kontrolluesin “Qendra e Shërbimeve Arsimore”, me sanksion administrativ ndaj Qendrës së Shërbimeve Arsimore. Më poshtë gjeni të publikuar vendimin përkatës: Vendimi. | E plotë | Nuk ka |
| 09 | 25.02.2026 | Sasia e moskthimit të përgjigjeve nga institucioni i Kryeministrise për vitin 2025. Vërejtjet, gjobat e vendosura prej jush ndaj institucionit të Kryeministrisë. | 05.03 | Për vitin 2025, Zyra e Komisionerit ka administruar 11 ankesa ndaj autoritetit publik. Për sa i përket vendimmarrjes së Zyrës së Komisionerit, bazuar edhe në pikën 3 të nenit 9/1 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar, “Vendimet e Komisionerit publikohen në faqen zyrtare të internetit të zyrës së Komisioneri” i gjeni të publikuara në lidhjen Vendime 2025. | E plotë | Nuk ka |