REGJISTRI I KËRKESAVE DHE PËRGJIGJEVE 2026

Nr. Rendor Data e kërkesësObjekti i kërkesësData e përgjigjesPërgjigjeMënyra e përfundimit të kërkesësTarifa
0105.01.2026Kopje të dokumenteve zyrtare lidhur me zbatimin e detyrave të përcaktuara në Ligjin Nr. 47/2025 “Për miratimin e Strategjisë Kombëtare kundër Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit 2025-2030”.12.01.2026Sa më sipër sqarojmë se Zyra e Komisionerit është parashikuar në këtë Strategji për zbatimin e masave si vijon:
• Masa 1.1.3: Hartimi i një plani emergjent për reagimin ndaj sulmeve kibernetike;
• Masa 1.2.7: Rregullimi i veprimtarisë së palëve të treta në fushatat zgjedhore;
• Masa: 1.4.2: Përmirësimi i rregulloreve për mbrojtjen e të dhënave personale;
• Masa 3.1.1 Miratimi i ligjit për shqyrtimin e investimeve të huaja.

Për koordinimin dhe ndjekjen e zbatimit të Strategjisë pranë Zyrës së Komisionerit, përgjegjëse është Drejtoria për Çështjet Juridike dhe Marrëdhëniet me Jashtë, në mbështetje edhe të Rregullores së Brendshme të institucionit.
Në lidhje me përmirësimin e kuadrit ligjor për mbrojtjen e të dhënave personale, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë në Seancën Plenare, të datës 19.12.2024 miratoi ligjin nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”. Ky akt i rëndësishëm rregullator përbën një hap përpara për implementimin e standardeve më bashkëkohore të mbrojtjes së kësaj të drejte themelore për qytetarët shqiptarë. Legjislacioni i modernizuar në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale është gjithashtu përmbushje e një prej detyrimeve, në kuadër të procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian (BE), pasi ky akt përafron plotësisht Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR) dhe Direktivën për përpunimin e të dhënave personale nga organet ligjzbatuese (Direktiva e Policisë). Ligjin nr. 124/2024 mund ta konsultoni në linkun: https://idp.al/wp-content/uploads/2025/07/ligj-2024-12-19-124.pdf.
Gjithashtu, në zbatim të këtij ligji, është miratuar paketa prej 10 (dhjetë) aktesh nënligjore, të cilat plotësojnë në mënyrë tërësore kuadrin rregullator për zbatimin e Ligjit nr. 124/2024, duke siguruar gjithashtu përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga procesi i integrimit evropian në këtë fushë. Aktet nënligjore mund ti konsultoni në linkun: https://idp.al/udhezime-mbrojtja/.
Nga ana tjetër, në kontekstin e mbrojtjes së të dhënave gjatë fushatave zgjedhore, Zyra e Komisionerit ka miratuar udhëzuesin “Për përpunimin e të dhënave personale në kontekstin e fushatave zgjedhore”, i cili synon të ofrojë orientim praktik për subjektet zgjedhore lidhur me respektimin e parimeve dhe detyrimeve ligjore gjatë përpunimit të të dhënave personale të votuesve. Ky udhëzues mbështetet në legjislacionin e Bashkimit Evropian (BE) dhe Këshillit të Evropës (KiE), praktikën ndërkombëtare, si dhe legjislacionin kombëtar në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale. Në këtë kuadër janë organizuar aktivitete në bashkëpunim me KQZ. Këtë dokument mund ta konsultoni në linkun: https://www.idp.al/wp-content/uploads/2024/02/Udhezues_Faqosur-4-prill.pdf.
Përsa i përket buxhetit, nuk ka një zë të veçantë, por përllogaritet në buxhetin e përgjithshëm të aktiviteteve të Zyrës së Komisionerit.
Sa i përket objektivave të tjera të parashikuara në Strategji për të cilat Zyra e Komisionerit nuk është drejtpërdrejt përgjegjëse.
E plotëNuk ka
0213.01.2026Informacion mbi dinamikën e procesit gjyqësor me palë paditëse Ministria e Kulturës dhe palë e paditur KDIMDP dhe palë e tretë Qendra Abc Tirane. Në cfarë faze ndodhet ky proces? A ka vendimmarrje? Ofroni kopje dokumentare. Informacion në lidhje me vendimin 36/2025 mbi dinamiken e zbatimit te ketij vendimi , nëse ka vendimmarrje ofroni një kopje. Informacion mbi vendimin 37/2025 mbi dinamikën e zbatimit të këtij vendimi , nëse ka vendimmarrje ofroni një kopje. 19.01.2026Për sa i përket çështjes nr. 1, siç jeni në dijeni, ju dhe Zyra e Komisionerit jeni palë në procesin administrativ pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, për çështjen ICMIS nr. 31154-09775-80-2023 datë 18.03.2025. Për sa i përket çështjes nr. 2, bashkëlidhur gjeni shkresën nr. 574/1 Prot., datë 11.11.2025 të Agjencisë Kombëtare të Rinisë, administruar me tonën me nr. 2012/6 datë Prot., 14.11.2025. Për sa i përket çështjes nr. 3, bashkëlidhur gjeni shkresën nr. 37697/1 Prot., datë 07.11.2025 të Bashkisë Tiranë, administruar me tonën me nr. 1576/5 datë Prot., 11.11.2025.E plotëNuk ka
0315.01.2026Sa ankesa për shkelje të së drejtës për informim janë depozituar nga OJF pranë Komisionerit gjatë vitit 2025? Nga këto ankesa sa janë konsideruar të bazuara; sa kanë rezultuar efektive; sa janë mbyllur pa zgjidhje konkrete? Sa nga këto cështje janë zgjidhur nga institucionet publike pas nderhyrjes se Komisionerit? Sa masa administrative gjobe janë vendosur gjatë vitit 2025 për shkelje të ligjit nr.119/2014 në raste të iniciuara nga ankesa të OJF-ve. Sa nga keto masa janë zbatuar realisht dhe sa kan mbetur të pazbatuar ? 19.01.2026Në lidhje me pyetjen e parë, për aq sa mund të identifikojmë, gjatë vitit 2025, numri i ankesave të depozituara nga organizata të shoqërisë civile me objekt “cënim i të drejtës për informim” është 87. Në lidhje me pyetjet 2 - 6, ju informojmë se, nga totali prej 87 ankesash, për 69 prej tyre informacioni/dokumentacioni i kërkuar u është vënë në dispozicion ankuesve, pas ndërhyrjes së Zyrës së Komisionerit. Ndërkohë, institucioni është shprehur me 3 vendime. Nga këto vendime, janë dhënë 2 vendime urdhërimi për dhënie informacioni dhe 1 vendim rrëzimi. Vendimet i gjeni të publikuara në faqen zyrtare të Zyrës së Komisionerit dhe mund ti konsultoni në lidhjet e mëposhtme:Vendim-Nr.-4-Viti-2025-DPI.pdf Vendim-Nr.-5-Viti-2025-DPI.pdf Vendim-Nr.-37-Viti-2025-DPI.pdf Ndërkohë, 3 ankesa kanë rezultuar jashtë objektit. Gjithashtu, rezultojnë 2 ankesa të refuzuara bazuar në kufizimet e ligjit, 4 ankesa janë jashtë afatit, 1 e paplota, si dhe 5 të tjera janë mbartur për shqyrtim në vitin 2026. E plotëNuk ka
0420.01.2026Sa është numri i ankesave për shkelje të së drejtës së informimit, të marra nga Komisioneri gjatë vitit 2025? Sa nga këto ankesa kanë ardhur nga gazetarë dhe/ose organizata mediatike?Sa nga këto ankesa janë zgjidhur nga Komisioneri duke urdhëruar dhënien e informacionit nga Autoriteti Publik, sa janë refuzuar dhe sa janë zgjidhur përmes ndërmjetësimit ?Sa është numri i sanksioneve të vendosura për mosdhënie informacioni gjatë vitit 2025?22.01.2026Në lidhje me pyetjen e parë, mbi numrin e ankesave që ka marrë Zyra e Komisionerit për vitin 2025 në zbatim të ligjit nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar ju informojmë se gjatë kësaj periudhe u administruan 861 ankesa, si dhe vijoi me shqyrtimin administrativ të 36 procedurave të mbartura nga viti 2024 (gjithsej 897 ankesa). Ndërkohë, për aq sa mund të identifikojmë, gjatë vitit 2025, numri i ankesave të depozituara me objekt “cënim i të drejtës për informim” është 386 nga gazetarë dhe 87 nga organizata të shoqërisë civile. Në lidhje me pyetjen e dytë dhe të tretë, ju informojmë se, nga totali prej 897 ankesash, për 525 prej tyre informacioni/dokumentacioni i kërkuar u është vënë në dispozicion ankuesve gjatë zhvillimit të procesit të shqyrtimit administrativ nga ana e Zyrës së Komisionerit. Ndërkohë, institucioni është shprehur me 33 vendime për 34 ankesa. Nga këto, janë dhënë 20 vendime urdhërimi për dhënie informacioni, 11 vendime rrëzimi dhe 2 vendime me sanksion administrativ, gjobë. Vendimet i gjeni të publikuara në faqen zyrtare të Zyrës së Komisionerit dhe mund ti konsultoni në lidhjen https://idp.al/vendime-2025-informimi/ .Ndërkohë, 201 ankesa kanë rezultuar jashtë objektit të ligjit. Ankesa këto që vazhdojnë të lidhen me çështje me natyrë individuale ose që trajtohen nga ligje të tjera specifike por që nuk gjejnë zgjidhje nga këto të fundit dhe qytetarët i drejtohen Zyrës së Komisonerit, në kuadrin e institucionit të pavarur që mbikëqyr dhe monitoron ndër të tjera ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar, me pritshmërinë për të gjetur zgjidhje. Këto ankesa, pavarësisht se rezultojnë jashtë objektit të veprimtarisë, Zyra e Komisonerit është munduar ti adresojë pranë institucioneve përkatëse duke ndërgjegjesuar, rekomanduar dhe nxitur këto të fundit që ti trajtojnë me objektivitet në përputhje me legjislacionin në fuqi ato. Në këtë kategori përfshihen dhe pyetjet apo kërkesat për pronocim kryesisht nga gazetarët, për të cilat Zyra e Komisionerit ka theksuar shpesh herë që duhet ketë një rregullim të posaçëm. Po ashtu, rezultojnë 25 ankesa të refuzuara bazuar në kufizimet e ligjit, 72 ankesa të paraqitura jashtë afatit, 16 të paplota, si dhe 24 të tjera të mbartura për shqyrtim në vitin 2026.

E plotëNuk ka
0521.01.2026Numrin total iankesave të trajtuara gjatë vitit 2025. Gjithashtu, bazuar në informacionin që keni ndarë, do të vlerësoja nëse mund të saktësonit se sa nga ankesat e OJF-ve kanë qenë të adresuara ndaj pushtetit qendror dhe sa ndaj pushtetit vendor.23.01.2026Në lidhje me pyetjen e parë, mbi numrin e ankesave që ka marrë Zyra e Komisionerit për vitin 2025 në zbatim të ligjit nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar ju informojmë se gjatë kësaj periudhe u administruan 861 ankesa, si dhe vijoi me shqyrtimin administrativ të 36 procedurave të mbartura nga viti 2024 (gjithsej 897 ankesa).

Në lidhje me pyetjen e dytë, për aq sa mund të identifikojmë, gjatë vitit 2025, numri i ankesave të depozituara nga organizata të shoqërisë civile me objekt “cënim i të drejtës për informim”, saktësojmë se është 87. Nga totali i ankesave, 26 prej tyre janë për Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore ndërkohë ndaj autoriteteve publike të tjera janë depozituar 61 ankesa.
E plotëNuk ka
0606.02.2026Informacion për periudhën kohore 1 janar 2024- 31 dhjetor 2025 lidhur me keqpërdorim të të dhënave të tyre personale. Sa ankesa janë depozituar nga gazetarë apo punonjës të mediave lidhur me mos akesin në informacion në Institucione Publike. Numri i ankesave që ka marrë Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale për periudhën 1 janar-31 dhjetor 2025 nga gazetarët apo punonjësit e medias. 10.02.2026Në lidhje me pyetjen e parë, mbi rastet e keqpërdorimit të të dhënave personale të gazetarëve për periudhën kohore 1 janar 2024 - 31 dhjetor 2025, ju bëjmë me dije se Zyra e Komisionerit ka trajtuar vetëm 1 ankesë në vitin 2024. Zyra e Komisionerit ka vlerësuar se ankesa ka qenë jashtë objektit të ligjit të nr. 9887/2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Për sa i përket pyetjeve që i përkasin ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, indryshuar, ju informojmë se gjatë vitit 2025, për aq sa mund të evidentojmë, nga totali prej 861 ankesa të regjistruara, rezultojnë rreth 386 ankesa të depozituara nga gazetarë. Për 308 ankesa, gazetarët kanë marrë përgjigje menjëherë pas ndërhyrjes së Zyrës së Komisionerit. Për ato raste që autoritetet publike edhe pas ndërhyrjes së Zyrës së Komisionerit, kanë refuzuar të vendosin në dispozicion informacionin e kërkuar, Komisioneri është shprehur me 10 vendime për 11 ankesa. Vendimmarrja e sipërcituar mund të konsultohet në linkun:Vendim-Nr.-14-Viti-2025-DPI.pdf; Vendim-Nr.-18-Viti-2025-DPI.pdf; Vendim-Nr.-19-Viti-2025-DPI.pdf (për dy praktika); Vendim-Nr.-28-Viti-2025-DPI.pdf.pdf;Vendim-Nr.-29-Viti-2025-DPI.pdf.pdf;Vendim-Nr.-30-Viti-2025-DPI.pdf.pdf;Vendim-Nr.-31-Viti-2025-DPI.pdf;Vendim-Nr.-43-Viti-2025-DPI.pdf; Vendim-Nr.-44-Viti-2025-DPI.pdf; Vendim-Nr.-34-Viti-2025-DPI.pdf (Vendim Rrëzimi). Gjatë shqyrtimit administrativ të ankesave të depozituara nga gazetarët, 17 ankesa kanë rezultuar jashtë objektit. Këto ankesa konsistojnë në kërkesa për dhënie mendimi, apo për prononcim mediatik (intervistë, etj) që tejkalojnë qëllimin e LDI. Gjithashtu, rezultojnë 8 ankesa të refuzuara bazuar në kufizimet e LDI, 24 ankesa jashtë afatit, 5 të paplota, si dhe 13 ankesa janë në proces shqyrtimi pranë Zyrës së Komisionerit.E plotëNuk ka
0718.02.2026Kostot financiare të Konferencës së VII Kombëtare për të Drejtën e Informimit mbajtur më datë 16.12.2025.26.02.2026Fatura financiare e Konferencës së VII Kombëtare për të Drejtën e Informimit është në total 1 641 200 (njëmilion e gjashtë qind e dyzet e një mijë e dyqind) lekë.
Më poshtë gjeni të detajuara sipas zërave të dhënat financiare: Qira salle dhe shërbim arredimi - 580 000 lekë; Pajisje logjistike dhe shërbime të tjera - 785 200 lekë; Shërbime pritje - përcjellje - 276 000 lekë
E plotëNuk ka
0819.02.2026Informacion mbi zbatimin e ligjit per mbrojtjen e te dhenave personale26.02.2026Zyra e Komisionerit është autoriteti i pavarur përgjegjës për zbatimin e ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar dhe të ligjit nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”. Në përmbushje të kompetencave ligjore, akti administrativ përfundimtar mbetet në diskrecion të Komisionerit. Për sa më sipër, mund të konsultoheni me faqen zyrtare të Zyrës së Komisionerit për të konsultuar vendimmarrjen e tij: www.idp.al . Zyra e Komisionerit nuk ka asnjë praktikë/hetim administrativ të papërfunduar, bazuar në ligjin për të drejtën e informimit, ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale dhe Kodin e Procedurave Administrative. Në përfundim të shqyrtimit administrativ, në lidhje me mbledhjen, përpunimin, ruajtjen dhe sigurinë e të dhënave personale për sistemin SMIP, Zyra e Komisionerit ka nxjerrë rekomandimin nr. 33, datë 27.06.2023, ndaj Qendrës së Shërbimeve Arsimore. Më poshtë gjeni të publikuar rekomandimin përkatës: Rekomandimi.Gjatë vitit 2024, Zyra e Komisionerit ka kryer verifimin e rekomandimit për Qendrën e Shërbimeve Arsimore, dhe në përfundim ka dalë me vendimin nr. 28, datë 14.11.2024, me objekt “Verifikimi i zbatimit të detyrimeve sipas Rekomandimit nr. 33, datë 27.06.2023 të Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale për kontrolluesin “Qendra e Shërbimeve Arsimore”, me sanksion administrativ ndaj Qendrës së Shërbimeve Arsimore. Më poshtë gjeni të publikuar vendimin përkatës: Vendimi.E plotëNuk ka
0925.02.2026Sasia e moskthimit të përgjigjeve nga institucioni i Kryeministrise për vitin 2025. Vërejtjet, gjobat e vendosura prej jush ndaj institucionit të Kryeministrisë.05.03Për vitin 2025, Zyra e Komisionerit ka administruar 11 ankesa ndaj autoritetit publik. Për sa i përket vendimmarrjes së Zyrës së Komisionerit, bazuar edhe në pikën 3 të nenit 9/1 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar, “Vendimet e Komisionerit publikohen në faqen zyrtare të internetit të zyrës së Komisioneri” i gjeni të publikuara në lidhjen Vendime 2025.E plotëNuk ka
1013.03.2026Ankesë ndaj refuzimit për dhënie informacioni01.04.2026Trajtuar si ankesë.E plotëNuk ka
1125.03.2026Ankesë ndaj refuzimit për dhënie informacioni01.04.2026Trajtuar si ankesë.E plotëNuk ka
1216.04.2026Ankesë ndaj refuzimit për dhënie informacioni29.04.2026Trajtuar si ankesë.E plotëNuk ka
1320.04.2026Informacion, “Mbi kryerjen e vlerësimit të ndikimit në mbrojtjen e të dhënave, dokumentacioni përkatës, institucionin që e ka kryer vlerësimin dhe nëse vlerësimi është në përputhshmëri me ligjin nr. 124/2024, në:
1. Sistemin e Inteligjencës Artificiale Diella;
2. Sisteme të tjera të Inteligjencës Artificiale;
3. DPI (Deep Packet Inspection);
4. Pajisjet/metodate përgjimit elektronik, apo sistemet/pajisjet e forenzikës digjitale; 5. për projektin e mbikëqyrjes publike “Smart City”
24.04.2026Bashkëlidhur përgjigja nr. 13E plotëNuk ka
1420.04.2026A është njoftuar apo konsultuar institucioni juaj në lidhje me projektin “Smart City Albania”, i cili përfshin përdorimin e sistemeve të monitorimit me kamera dhe teknologji të inteligjencës artificiale ?
A është kryer një analizë paraprake e ndikimit në mbrojtjen e të dhënave personale për këtë projekt në përputhje me legjislacionin në fuqi për përpunime më rrezik të lartë? Nëse po, kërkojmë informacion mbi: Eksiztencën e saj, subjektin që e ka kryer dhe nësë është vendosur në dispozicion institucionit tuaj.
A është kryer një analizë e veçantë për përdorimin e këtyre sistemeve në ambiente shkollore, duke qenë se përfshihen të dhëna të të miturve?
A ka dhënë institucioni juaj rekomandime, opinione apo udhëzime lidhur me këtë projekt? Nëse po, kërkojmë vënien në dispozicion të tyre.
A është kërkuar autorizim paraprak apo është ndjekur ndonjë procedurë e veçantë pranë institucionit tuaj për përpunimin e të dhenave personale në shkalle të gjerë në kuadër të këtij projekti?
A disponon institucioni juaj informacion mbi: subjektet që kanë akses në të dhënat e mbledhura nga sistemi, afatin e ruajtjes së tyre dhe mënyrën e përpunimit të tyre.
A janë në përputhje praktikat e ndjekura në këtë projekt me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale, veçanërisht në lidhje me: përpunimin e të dhënave në shkallë të gjerë, përdorimin e teknologjive të inteligjencës artificiale, përpunimin e të dhënave në ambiente arsimore.
24.04.2026Bashkëlidhur përgjigja nr. 14E plotëNuk ka
1520.05.2026Ankesë ndaj refuzimit për dhënie informacioni.03.06.2026Trajtuar si ankesë.E plotëNuk ka
1621.05.2026Lista e plotë të të gjitha rasteve kur një ankues ka paraqitur ankesë për refuzim të dhënies së informacionit, me emërtimin “Faktoje”.01.06.2026Bashkëlidhur përgjigja nr. 16E plotëNuk ka
1728.05.2026Informacion statistikor mbi masat e marra për zbatimin e sanksioneve ndaj Rusisë.05.06.2026Fillimisht, vlerësojmë t’ju bëjmë me dije se qëllimi kryesor i Zyrës së Komisionerit është monitorimi i zbatimit të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar, si dhe mbrojtja e të drejtave dhe lirive themelore të subjekteve të të dhënave personale, në përputhje me kompetencat dhe procedurat e parashikuara në ligjin nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”. Zyra e Komisionerit është pjesë e “Komitetit të Masave Shtrënguese Ndërkombëtare” por, vetëm me rol vëzhguesi, me qëllim garantimin e të drejtave themelore të njeriut dhe specifikisht të së drejtës për mbrotjen e të dhënave personale, në përputhje me ligjin nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”. Për sa më sipër, ju bëjmë me dije se Zyra e Komisionerit nuk disponon informacion statistikor dhe dokumentacionin e kërkuar në lidhje me masat e marra për zbatimin e sanksioneve ndaj Federatës Ruse, si dhe nuk ushtron funksione monitoruese apo inspektuese specifike për verifikimin dhe zbatimin e këtyre sanksioneve.E plotëNuk ka
Qershor 2026Nuk ka kërkesa për informacion
1809.07.2026Kërkesat për informacion mbi ankesat me objekt “cënim i të drejtës për informim” si dhe vendimmarrjen e Zyrës së Komisionerit15.07.2026Fillimisht, vlerësojmë t’ju bëjmë me dije se qëllimi kryesor i Zyrës së Komisionerit është monitorimi i zbatimit të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar, (në vijim LDI), si dhe mbrojtja e të drejtave dhe lirive themelore të subjekteve të të dhënave personale, në përputhje me kompetencat dhe procedurat e parashikuara në ligjin nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.
Për sa i përket informacioneve me karakter statistikor, Zyra e Komisionerit publikon çdo vit, Raportin Vjetor të Punës, nëpërmjet të cilit informon Kuvendin e Republikës së Shqipërisë dhe qytetarët, mbi gjithë veprimtarinë institucionale. Raportin vjetor 2025 e gjeni të publikuar në lidhjen https://idp.al/raporte-vjetore/ dhe raportet e viteve më të hershme i gjeni në lidhjen https://idp.al/raporte-vjetore-nder-vite/ . Për sa i përket numrit të ankesave për periudhën 1.01.2026 – 7.07.2026, ju informojmë se janë administruar 524 ankesa.
Gjithashtu, në zbatim edhe pikës 3 të nenit 9/1 të LDI, Zyra e Komisionerit publikon në faqen e saj zyrtare të gjitha vendimet. Konkretisht, vendimet në zbatim të LDI i gjeni të publikuara në lidhjen https://idp.al/vendime-informimi/ .
E plotëNuk ka
1929.07.2026Informacion mbi vlerësimin e ligjshmërisë dhe kryerjen e vlerësimit të ndikimit në mbrojtjen e të dhënave të projektit Smart City05.08.2026Fillimisht, vlerësojmë t’ju bëjmë me dije se qëllimi kryesor i Zyrës së Komisionerit është mbrojtja e interesave të subjekteve të të dhënave personale, në përputhje me kompetencat dhe procedurat ligjore të parashikuara në dispozitat e ligjit nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” (në vijim “ligji nr. 124/2024”), i cili ka për objekt përcaktimin e rregullave për mbrojtjen dhe përpunimin e ligjshëm të të dhënave personale të individëve, në cilësinë e subjekteve të të dhënave.

Në lidhje me kërkesën tuaj për informacion “Mbi vlerësimin e ligjshmërisë dhe kryerjen e vlerësimit të ndikimit në mbrojtjen e të dhënave të projektit Smart City, ju bëjmë me dije se, në kuadër të zbatimit të ligjit nr. 124/2024, neni 31, pika 1 “Vlerësimi i ndikimit në mbrojtjen e të dhënave”, përcaktohet se është detyrim i kontrolluesit të të dhënave që kur një lloj përpunimi (veçanërisht përpunimi, duke përdorur teknologji të re, bazuar në natyrën, objektin, kontekstin dhe qëllimet e përpunimit), mund të shkaktojë një rrezik të lartë të cenimit të të drejtave dhe lirive themelore të individëve, përpara se të fillojë përpunimin duhet të kryejë vlerësimin e ndikimit të veprimeve të parashikuara të përpunimit mbi mbrojtjen e të dhënave personale. Ligji nr. 124/2024 nuk parashikon detyrim ligjor për kontrolluesit që të njoftojnë apo të konsultohen paraprakisht me Zyrën e Komisionerit përpara ndërmarrjes së projekteve të tilla.

Pavarësisht sa më sipër, gjejmë me vend t’ju informojmë se Zyra e Komisionerit ka në fokus të vazhdueshëm çdo veprimtari që mund të rezultojë cenuese për të drejtat dhe liritë themelore të individëve. Në këtë këndvështrim, vijon ndjekja me shumë kujdes e çdo zhvillimi të projektit Smart City, duke garantuar ushtrimin e kompetencave që ligji nr.124/2024 i ka dhënë institucionit.

Ritheksojmë se është detyrë e kontrolluesit, që në varësi të elementeve dhe rrethanave, të marrë të gjitha masat e nevojshme teknike dhe organizative për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore të subjekteve të të dhënave, duke zbatuar me rigorozitet parashikimet ligjore.

Zyra e Komisionerit do të ushtrojë në çdo rast kompetencat e saj mbikëqyrëse, në përputhje me dispozitat e ligjit nr. 124/2024.
E plotëNuk ka
2010.08.2026Informacion mbi veprimtarinë e Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale14.08.2026Bashkëlidhur përgjigja nr. 20E plotëNuk ka
2110.08.2026Informacion mbi numrin e kontrolleve, inspektimeve ose veprimeve të tjera mbikëqyrëse ndaj subjekteve që operojnë në sektorin e transportit ajror, si dhe numrin e ankesave ose kërkesave të trajtuara lidhur me përpunimin e të dhënave personale në këtë sektor, për periudhën 2022 – 2026.21.08.2026Për sa i përket kërkesës për informacion mbi numrin e kontrolleve, inspektimeve ose veprimeve të tjera mbikëqyrëse ndaj subjekteve që operojnë në sektorin e transportit ajror, si dhe numrin e ankesave ose kërkesave të trajtuara lidhur me përpunimin e të dhënave personale në këtë sektor, për periudhën 2022 – 2026, Zyra e Komisionerit nuk disponon një statistikë të kategorizuar posaçërisht sipas veprimtarisë së kontrolluesve të të dhënave.

Megjithatë, për aq sa mund të evidentojmë, Zyra e Komisionerit nuk ka pasur asnjë ankesë, vendim apo hetim administrativ në këtë periudhë kohore për kontrolluesit që operojnë në sektorin e transportit ajror.

Më herët, në vitin 2019, Zyra e Komisionerit ka miratuar Vendimin nr. 04 datë 04.04.2019 ndaj kontrolluesit “Tirana International Airport” sh.p.k., të cilin e gjeni të publikuar në faqen zyrtare https://idp.al/wp-content/uploads/2024/02/Vendim_nr_4_TIA.pdf.

Lidhur me pyetjen mbi llojet e të dhënave personale që përpunohen nga subjektet e sektorit të transportit ajror dhe parimet kryesore që duhet të respektojnë, ju informojmë se parimet e mbrojtjes së të dhënave si masat e sigurisë, transparenca dhe garantimi i të drejtave të individëve janë çështje që rregullohen nga kuadri ligjor në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale dhe zbatohen në varësi të natyrës dhe qëllimit të përpunimit të kryer nga secili kontrollues.

Për sa i përket udhëzimeve për aeroportet, kompanitë ajrore ose subjektet e lidhura me transportin ajror, informacioni dhe aktet publike të nxjerra nga Zyra e Komisionerit mund të konsultohen në faqen zyrtare të institucionit në rubrikën “Legjislacioni” https://idp.al/udhezime-mbrojtja, ndërsa rekomandimet mund të konsultohen në rubrikën përkatëse “Rekomandime” https://idp.al/rekomandime-mbrojtja.

Në përfundim, ju mund të konsultoni faqen zyrtare të internetit të Zyrës së Komisionerit, për të gjithë vendimmarrjen, e cila është e publikuar dhe e aksesueshme në mënyrë të plotë.
E plotëNuk ka
2220.08.2026Formulari i njoftimit i përditesuar i OSHEE31.08.2026Referuar kërkesës suaj, ju bëjmë me dije se ligji nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” (në vijim “Ligji”) përbën kuadrin ligjor në fuqi që rregullon mbrojtjen dhe përpunimin e të dhënave personale në Republikën e Shqipërisë. Ky ligj ka shfuqizuar ligjin e mëparshëm nr. 9887/2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, pasi është përafruar plotësisht me Rregulloren e Përgjithshme të BE-së për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR).
Në ndryshim nga kuadri i mëparshëm ligjor, Ligji në fuqi, në nenin 27 të tij, vendos një qasje të re bazuar në përgjegjshmërinë e kontrolluesit, duke i ngarkuar këtij të fundit përgjegjësinë për dokumentimin e veprimtarisë së tij përpunuese, në mënyrë që të jetë në gjendje të japë të dhëna lidhur me përputhshmërinë me Ligjin.
Në këtë kuadër, në ndryshim nga ligji i mëparshëm, ligji aktual nuk parashikon më detyrimin e kontrolluesit për të njoftuar paraprakisht Zyrën e Komisionerit për çdo veprimtari përpunimi të të dhënave personale për të cilën ai është përgjegjës.
Për rrjedhojë, formularët e njoftimit që lidhen me regjistrimin e veprimtarive të përpunimit sipas kuadrit të mëparshëm ligjor nuk përbëjnë më detyrim të kontrolluesve sipas Ligjit, kështu që nuk kërkohet depozitimi i tyre dhe Zyra e Komisionerit nuk disponon më formularë të tillë të përditësuar.
E plotëNuk ka
2324.08.2026A është konsultuar Komisioneri përpara vendosjes së sistemit Smart City në shkolla dhe a është kryer një vlerësim i ndikimit mbi mbrojtjen e të dhënave personale?
A është në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe standardet europiane përdorimi i AI për analizimin e pamjeve të fëmijëve dhe të miturve në ambientet e shkollave?
Cilët janë kufijtë ligjorë të këtij sistemi: çfarë mund të regjistrohet dhe analizohet, sa mund të ruhen të dhënat dhe në çfarë rrethanash përdorimi i njohjes së fytyrës apo të dhënave biometrike do të ishte i paligjshëm?
03.09.2026Bashkëlidhur përgjigja nr. 23E plotëNuk ka
2424.08.2026Sa ankesa janë regjistruar pranë Zyrës së Komisionerit ndaj Shoqërisë Rajonale Ujësjellës
Kanalizime Dibër sh.a., që nga data e krijimit/regjistrimit të kësaj shoqërie e deri në datën e
kthimit të përgjigjes?
2. Për secilën prej këtyre ankesave, lutemi të vini në dispozicion, objektin e saj dhe vendimmarrjen
përfundimtare, nëse procedura ka përfunduar.
3. Sa prej ankesave të paraqitura ndaj këtij autoriteti publik janë pranuar për shqyrtim dhe sa janë
mbyllur, pushuar ose konsideruar të paplota?
4. Në sa raste Zyra e Komisionerit ka konstatuar shkelje të së drejtës për informim nga ana e
Shoqërisë Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Dibër sh.a.?
5. Lutemi të na vini në dispozicion kopje të vendimeve, urdhrave, rekomandimeve ose akteve të
tjera administrative të nxjerra nga Komisioneri ndaj kësaj shoqërie, me anonimizimin e të
dhënave personale, nëse është e nevojshme.
6. A ka kryer Zyra e Komisionerit inspektime administrative pranë Shoqërisë Rajonale Ujësjellës
Kanalizime Dibër sh.a.? Nëse po, lutemi të specifikoni: datat e inspektimeve, objektin e tyre,
problematikat ose shkeljet e konstatuara si dhe masat e rekomanduara ose të urdhëruara apo nëse
shoqëria i ka zbatuar këto masa.
7. A është verifikuar nga Zyra e Komisionerit zbatimi i detyrimeve të Shoqërisë Rajonale
Ujësjellës-Kanalizime Dibër sh.a. për transparencën proaktive, përfshirë:
a) miratimin dhe publikimin e Programit të Transparencës;
b) publikimin e informacionit të detyrueshëm;
c) përcaktimin dhe publikimin e të dhënave të Koordinatorit për të Drejtën e Informimit;
d) respektimin e afateve ligjore për kthimin e përgjigjeve ndaj kërkesave për informacion?
8. Në rast se janë konstatuar mangësi ose shkelje në lidhje me Programin e Transparencës apo
transparencën proaktive, çfarë masash janë marrë nga Zyra e Komisionerit dhe cili ka qenë
rezultati i tyre?
9. A janë vendosur masa administrative ose sanksione ndaj Shoqërisë Rajonale Ujësjellës
Kanalizime Dibër sh.a., drejtuesve të saj apo personave përgjegjës për moszbatimin e ligjit për të
drejtën e informimit? Nëse po, lutemi të specifikoni masën, datën dhe shkakun e vendosjes së
saj.
10. A ka kryer Zyra e Komisionerit inspektime ose verifikime për respektimin e legjislacionit për
mbrojtjen e të dhënave personale nga Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Dibër sh.a.?
Nëse po, lutemi të vini në dispozicion përfundimet dhe masat e marra.

11. Lutemi të na vini në dispozicion çdo raport monitorimi, procesverbal inspektimi, akt konstatimi,
rekomandim ose korrespondencë zyrtare që Zyra e Komisionerit disponon lidhur me
përmbushjen nga kjo shoqëri të detyrimeve që burojnë nga legjislacioni për të drejtën e
informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale.
03.09.2026Bashkëlidhur përgjigja nr. 24E plotëNuk ka